Politike

Rritja e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mas për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Manastirliu tha se kjo është nxitje e studentëve drejt atyre degëve, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës, siç janë mësuesia, shkencat, bujqësia apo inxhinieritë specifike.

27 Qershor 2024, 13:40 Nga M.B

 

Rritja e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mas për të nxitur
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se rritja historike e pagave për mësuesit në pagën mesatare 950 euro, do të jetë një faktor ndikues që të rinjtë të zgjedhin të studiojnë degët e mësuesisë. Veç kësaj, Manastirliu tha se kjo është nxitje e studentëve drejt atyre degëve, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës, siç janë mësuesia, shkencat, bujqësia apo inxhinieritë specifike.

“Nga 1 korriku fillon rritja e pagave për mësuesit tanë, sigurisht që rritja e pagave si një rritje historike na çon në një nivel të ri. Rrit dinjitetin e mësuesit, rrit motivimin dhe nga ana tjetër do të rrisë edhe interesin e të rinjve, intertesin e maturantëve për të zgjedhur degët e mësuesisë Sipas buxhetit të miratuar vjetor, buxheti i parashikuar për bursat prioritare është rreth 1.5 milion euro.

Nuk mendoj që ju mendoni që është pak të mbështeten 334 studentë në degët prioritare. Nuk mendoj që ju mendoni se është pak të mbështesësh me 1.5 milion euro në vit dhe në kumulativ 5 vjeçar mbi 6 milion euro në të shkojnë për mbështetje të kuotave prioritare plus edhe tarifa zero. Sot kemi 334 studentë që studiojnë në këto degë dhe në 3 vitet e ardshme do të shkojnë aty ku ka nevojë vendi”, tha Ministrja Manastirliu.

kuvendi

Sondazh

Poll