Politike

“Gërdeci”/ Familja e Durdaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Të përshpejtohet procesi ndaj Mediut, të mos dalë jashtë vendit

Mësohet se është kërkuar që ish-ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.

27 Qershor 2024, 12:00 Nga M.B
“Gërdeci”/ Familja e Durdaj kërkesë Gjykatës
Fatmir Mediu

TIRANA- Familja e Durdaj i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të përshpejtojë procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci". Mësohet se është kërkuar që ish-ministri të mos largohet nga vendi pa lejen e gjykatës.

Mediu u mor i pandehur për 10 Janar 2023 dhe ndaj tij janë lëshuar dy akuza, ndërkohë që ai vetë i ka konsideruar akuzat si politike. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

SPAK hetoi përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit të vitit 2008, ndërsa e regjistroi si procedim penal në tetor të vitit 2021.

gerdeci

Sondazh

Poll