26 Qershor 2024, 16:40
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë. Teksa po fliste për integrimin në BE, Rama tha se gjithë procesi ka rezultuar befasues për Komisionin Evropian.
Sipas tij, PS është e vetmja forcë historike që mund ta çojë para këtë integrimin. Ai shtoi se procesi kërkon eksperiencë, ndërsa u shpreh se nuk mjafton dija dhe dëshira.
"E para që procesi ka rezultuar befasues për Komisioni Evropian, në aspektin e paraqitjes së skuadrës tonë kombëtarë dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit ku e kemi sjell vendin. Ana tjetër është se çfarë duhet bërë akoma që vendi të plotësoj të gjitha kushtet për të qenë një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër që do të merremi të gjithë nën ndërveprimin me partnerët që dyja këto të bëhen bashkë dhe ku objektiv historik të realizohet.
Kjo vlen që të gjithë të kuptojnë që nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto. Ti transmetoj me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike. Është shume e rëndësishme të vetëdijesohen sa më shumë qytetarë e të tjerë. Për sa kohë ne do të kemi aftësinë për të qenë të pakënaqur me veten dhe të vetë përmirësohemi në vazhdim, jo vetëm që jemi e vetmja mundësi, por ne jemi e vetmja garanci. Përndryshe ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.
Nëse do bëja një paralelizëm, nëse skuadra jonë kombëtare nuk do kishte Evropianin e dytë në historinë e vetë dhe nuk do ishte hera e parë e lojtarëve tanë, me çka skuadra jonë dha, rezultati mund të kishte qenë ndryshe. Ne jemi një skuadër që jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar se çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi.", u shpreh Rama.
edi rama mbledhje e grupit te ps 26 qershor 2024
Politike
26 Qershor 2024, 16:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Po zhvillohet pasditen e sotme mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I pari që ka mbajtur fjalën &...
Politike
26 Qershor 2024, 16:02
N.F
Komisioni
TIRANË- Komisioni i posaçëm parlamentar kundër disinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj...
Politike
26 Qershor 2024, 15:52
r.ll
albana koçiu
TIRANË- Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tere...
Politike
26 Qershor 2024, 15:46
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht pun...
Politike
26 Qershor 2024, 15:25
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me deklaratën e kryetares së Kuvendit,...
Politike
26 Qershor 2024, 15:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është caktuar gjykatësja e cila do të gjykojë çështjen lidhur me divor...
Politike
26 Qershor 2024, 15:11
r.ll
sali berisha, lindita nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka lajmëruar ditën e sotme në Konferencën e Kryetar&eu...
Politike
26 Qershor 2024, 14:43
S.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka dal&eu...
Politike
26 Qershor 2024, 14:09
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se një nga këshilltar...
Politike
26 Qershor 2024, 14:03
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka bërë të ditur se, deputetë...