Aktualitet

Zjarr në një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet dhe Vlorë, çfarë dyshohet

Mësohet se zjarri po djeg të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskoves ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.

26 Qershor 2024, 19:04 Nga N.F
Zjarr në një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet dhe
Foto ilustruese

PËRMET- Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet. Mësohet se zjarri po djeg të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskoves ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.

Sipas raportimeve në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat po mundohen të vendosin nën kontroll situaten e krijuar. Ende nuk dihet se kush ka qënë zjarrëvënësi, por banorë të fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave, ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë edhe një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve urbane të qytetit te Vlorës. Mësphet se zjarri është përhapurt shpejt për shkak të erës së fortë. Forca të zjarrfikësve por dhe të bashkisë së Vlorës ndodhen në zonë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

permet zjarr vendgrumbullim mbeturinash

Sondazh

Poll