Art&Argëtim

Nuk publikoi asnjë foto për tërmetin? Enca reagon për lajmet kritike: Nuk shfrytëzoj situata për vëmendje (FOTO)

5 Dhjetor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Nuk publikoi asnjë foto për tërmetin? Enca reagon për lajmet

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare,  Enca ndryshe nga shumë kolegë të saj nuk ka publikuar kaq shumë foto apo video nga situata tragjike që krijoi tërmeti i 26 nëntorit.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se nuk është në kategorinë e atyre personazheve që shfrytëzojnë raste të tilla për  të tërhequr sa  më shumë  vëmendje.

Ajo ka dhënë kontributin e saj, por pa e publikuar në rrjetet sociale, ashtu siç ka  bërë pjesa  më e madhe e artistëve.

Por pas lajmeve që ishin publikuar në median rozë për Encën, shkruanin se kjo e fundit nuk ka publikuar asnjë foto nga  viktimat e tërmetit.

 

Por përmes një statusi në rrjetet sociale, Enca ka sqaruar: Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë e ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enca termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 enca termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll