Art&Argëtim

Gjeste romantike nën tavolinë me kolegen, iu mërzit gruaja, Justin Timberlake kërkon falje publike: Piva shumë atë natë

5 Dhjetor 2019, 12:32 Nga DOSJA

SHBA– Këngëtari dhe aktori i njohur Justin Timberlake, është kapur mat me kolegen e tij në një bar në Neë Orleans. Justin dhe aktorja Alisha Wainwright janë kapur në një lokal teksa qëndrojnë pranë njëri-tjetrit e luajnë rolin e një çifti të dashuruar.

Në një moment ai kap dorën e saj poshtë tavolinës dhe ia shtrëngoi, por nuk ka shëptuar nga syri i mprehtë i paparazzit.  Fotot që qarkulluan në rrjet duket se e kanë bërë të ndihet keq gruan e këngëtarit, Jessica Biel, me të cilën është i martuar prej 7 vitesh.

Për këtë arsye,  Justin ka bërë një sqarim publik duke i kërkuar edhe falje bashkëshortit të tij. 

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem.”- u shpreh ai në një status në Instagram.

Timberlake dhe aktorja Jessica Biel janë të martuar që prej vitit 2012 dhe kanë një djalë së bashku. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alisha wainwright jessica biel justin timberlake alisha wainwright jessica biel justin timberlake

Sondazh

Poll