Art&Argëtim

E fotografuan në momentin e sikletshëm me kolegen, Justin Timberlake i kërkon falje publikisht gruas së tij për tradhtinë

5 Dhjetor 2019, 11:12 Nga DOSJA
E fotografuan në momentin e sikletshëm me kolegen, Justin Timberlake i

TIRANË- Ditën e djeshme këngëtari i mirënjohur Justin Timberlake ka kërkuar falje publike përmes një postimi në rrjetet sociale për gruan e tij, Xhesika Biel dhe familjen e tij, të zbuluar në New Orleans.

Këngëtari disa ditë më parë u fotografua nën shoqërinë e aktores Alisha Wainwright, ku të dy  ndodheshin mes kolegevë të tjerë të kastit, ndërsa dyshja ishin më të afërt me njëri-tjetrin.

Fakti që këngëtari dhe Alisha ishin mjaft të afërt me njëri- tjetrin, duke kapur duart e njëri-tjetrit  poshtë  tavolinës  ndërsa pjesa tjetër e kolegëve ishte ulur përreth.

Me siguri kjo situatë e ka mërzitue bashkëshorten e Timbwrale, Jessica Biel të martuar prej 7 vitesh, prandaj dhe këngëtari  ka kërkuar falje për lidhjen  me kolegen e tij.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Pak javë më parë unë humba llogjikën, por më lejoni të jem i qartë, nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe koleges time. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet të kisha treguar më shumë kujdes. Nuk është ky shembulli që dua të jap për tim bir. I kërkoj falje gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i bëra të kalojnë një situatë kaq të sikletshme. Do të fokusohem që të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë që do të mundem të jem.”-shkruan ai.

Burimi: TODAY  

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alisha wainwright justin timberlake new orleans xhesika biel alisha wainwright justin timberlake new orleans xhesika biel

Sondazh

Poll