Bota

VIDEO/ "Më në fund i lirë", Julian Assange rikthehet në shtëpi, përqafime të ngrohta me bashkëshorten dhe babain

Avioni i Assange, i gjurmuar në internet nga mijëra, u ul në kryeqytetin australian të Canberra para dy orësh.

26 Qershor 2024, 13:47 Nga S.B
VIDEO/ "Më në fund i lirë", Julian Assange rikthehet
Julian dhe gruaja e tij

AUSTRALI- Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u kthye në shtëpinë e tij në Australi si njeri i lirë ditën e sotme, pasi u deklarua fajtor në një marrëveshje që i dha fund betejës së tij ligjore shumëvjeçare për publikimin e sekreteve ushtarake amerikane. Avioni i Assange, i gjurmuar në internet nga mijëra, u ul në kryeqytetin australian të Canberra para dy orësh.

Sapo zbriti, Assange përqafoi gruan dhe babanë e tij dhe ngriti grushtin e shtrënguar në shenjë përshëndetje ndaj mbështetësve.

"Më në fund i lirë" tha WikiLeaks në një postim në X.

 

VIDEO/ "Më në fund i lirë", Julian Assange rikthehet
Julian Assange

 

Ishte fundi i një udhëtimi rreth botës që filloi të hënën kur Assange u largua nga Britania, ku kishte kaluar më shumë se pesë vjet në burg ndërsa luftonte për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Pranimi i tij i fajësisë ishte kapitulli i fundit në një sagë ligjore që filloi më shumë se një dekadë më parë, kur ai publikoi një tufë dokumentesh të klasifikuara që vunë në “siklet” disa qeveri.

Gruaja e tij, Stella Assange, tha se ishte "e gëzuar, e emocionuar, e rraskapitur", duke u thënë shikuesve në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube para mbërritjes së tij: Unë Jam shumë nervoze dhe e emocionuar për takimin me Julian në aeroport.

Autoritetet australiane kishin lobuar prej kohësh në SHBA për të hequr dorë nga përpjekjet e saj për ekstradim ose për të gjetur një zgjidhje diplomatike që do të lejonte kthimin e Assange në shtëpi.

julian assange australi

Sondazh

Poll