Bota

Maqedoni e Veriut e ndarë në dy pjesë, njëra përfshihet nga zjarret, tjetra nga reshje të rrëmbyeshme

Gjithashtu janë marrë njoftime për dëme të shkaktuara nga stuhia që ka përfshirë rajonin Shën Nikollës dhe Negotinës.

26 Qershor 2024, 13:37 Nga E. D
Maqedoni e Veriut e ndarë në dy pjesë, njëra përfshihet
pamje nga zjarri

MAQEDONIA E VERIUT- Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar disa zjarre në vend. Gjithashtu janë marrë njoftime për dëme të shkaktuara nga stuhia që ka përfshirë rajonin Shën Nikollës dhe Negotinës. Ndërsa në 24 orët e kaluara ka pasur zjarre përballë kazermës së Prilepit ku digjej bimësi e ulët. Stuhia që ka goditur dje rajonin e Shën Nikollës ka shkaktuar dëme sidomos në afërsi të fshatit Kadrifakovë.

QMK njoftoi se kishte marrë raporte për dëme. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të policisë, Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistare dhe Rajonale, zjarrfikëset nga NJTKZ Shën Nikollë si dhe nga QKM, ndërsa pasojat e stuhisë janë sanuar.

maqedonia e veriut zjarr

Sondazh

Poll