Bota

Biden fal veteranët amerikanë të dënuar për homoseksualizëm

siç raportohet administrata Biden vlerëson se kjo masë mund të zbatohet për mijëra individë, ish-anëtarë të ushtrisë amerikane, të cilët u dënuan dhe u liruan nga forcat e armatosura për shkak të marrëdhënieve homoseksuale.

26 Qershor 2024, 13:24 Nga E. D
Biden fal veteranët amerikanë të dënuar për
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Amerikës Joe Biden njoftoi sot fillimin e një procesi faljeje për veteranët ushtarakë të dënuar për marrëdhënie homoseksuale, të cilat ishin të paligjshme në ushtrinë amerikane derisa kjo dispozitë u shfuqizua në fund të vitit 2013.

Siç raportohet administrata Biden vlerëson se kjo masë mund të zbatohet për mijëra individë, ish-anëtarë të ushtrisë amerikane, të cilët u dënuan dhe u liruan nga forcat e armatosura për shkak të marrëdhënieve homoseksuale.

“Pjesëtarët e ushtrisë sonë kombëtare janë në mbrojtje të lirisë dhe rrezikojnë jetën për të mbrojtur vendin tonë. Megjithë guximin dhe sakrificën e tyre të madhe, mijëra anëtarë të komunitetit LGBTQI+ janë detyruar të largohen nga ushtria për shkak të orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor”, ​​tha Biden në një deklaratë.

joe biden

Sondazh

Poll