Bota

E rrallë në Angli/ Mendohej se ishte mashkull, gjarpri Ronaldo lind 14 gjarpërinj pa partner

Ronaldo, një 13-vjeçar boa constrictor, prodhoi zvarranikët e vegjël në City of Portsmouth College.

26 Qershor 2024, 10:35 Nga S.B
E rrallë në Angli/ Mendohej se ishte mashkull, gjarpri Ronaldo lind 14
Ronaldo

ANGLI- Një gjarpër që mendohej se ishte mashkull, ka lindur 14 gjarpërinj pavarësisht se nuk kishte partner. Ronaldo, një 13-vjeçar boa constrictor, prodhoi zvarranikët e vegjël në City of Portsmouth College.

Pete Quinlan, një teknik i kujdesit për kafshët, besonte se Ronaldo ishte mashkull derisa ajo lindi dhe tha se "ajo nuk kishte pasur kontakt me një gjarpër mashkull" në nëntë vitet që ai kujdesej për të.

Procesi i lindjeve të virgjëra njihet si partenogjenezë dhe i ka ndodhur vetëm tre herë kësaj lloj specie.

E rrallë në Angli/ Mendohej se ishte mashkull, gjarpri Ronaldo lind 14
Pete Quinlan

"Unë e shpëtova Ronaldon rreth nëntë vjet më parë nga RSPCA" tha Quinlan.

Quinlan tha se në ditën e lindjes, ai ishte diku tjetër: Një nga studentët paralajmëroi një nga anëtarët e stafit se kishte gjarpërinj të sapolindur që lëviznin brenda një prej tankeve.

Lindjet e virgjëra ndodhin midis kafshëve. Shumë jovertebrorë, të tillë si insektet, mund të prodhojnë pasardhës në mënyrë aseksuale, pa u çiftuar ndonjëherë.

Ata zakonisht e bëjnë këtë duke klonuar veten, duke prodhuar pasardhës gjenetikisht identikë. Në shkurt, një peshk që njihet me emrin stingray në SHBA mbeti shtatzënë pa patur partner.

Ndër kafshët vertebrore, si gjarpërinjtë, mbetet një risi.

gjarper angli

Sondazh

Poll