Bota

Ministrja e Jashtme e Kosovës: I mbetet Këshillit të Ministrave të na ftojë për tu anëtarësuar në KiE

Ndërkohë Gërvalla ka thënë se i mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të AP të KiE dhe ta ftojë Kosovën të anëtarësohet në këtë organizatë.

26 Qershor 2024, 11:16 Nga E. D
Ministrja e Jashtme e Kosovës: I mbetet Këshillit të Ministrave
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, është takuar në Strasburg me kryesuesin e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbër në KiE, Frank Schwabe. Gjithashtu në këtë takim është folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe vazhdimin e bashkëpunimit në rrugën e integrimit të Kosovës. 

Ndërkohë Gërvalla ka thënë se i mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimin për zbatimin e rekomandimit të AP të KiE dhe ta ftojë Kosovën të anëtarësohet në këtë organizatë.

“I mbetet Këshillit të Ministrave të marrë sa më shpejtë vendimim për zbatimin e rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të ftojë Republikën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet në Evropë," tha Gervalla. 

donika gërvalla

Sondazh

Poll