Politike

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, Nikolla: Ka raste kur burime informacioni mund të çojnë drejt dhunës dhe konflikteve

Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe ka hapur fjalën, ndërsa theksoi se është plotësuar kuorumi për këtë mbledhje.

26 Qershor 2024, 09:52 Nga M.B
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin,
Komisioni i Dezinformimit

TIRANA- Sot është mbledhur Komisioni Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe ka hapur fjalën, ndërsa theksoi se është plotësuar kuorumi për këtë mbledhje.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë. Nikolla theksoi se ndihet e keqardhur për mosprezencën e opozitës.

“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konflikteve. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, tha Nikolla.

komisioni i dezinformimit

Sondazh

Poll