Aktualitet

EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen, në pranga 37-vjeçari në Lezhë, në banesë iu gjet kallashnikov e municion luftarak

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur edhe kallashnikov e municion luftarak.

26 Qershor 2024, 12:15 Nga E. D
EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen, në pranga 37-vjeçari në
foto ilustruese

LEZHË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Bëhet me dije se 37-vjeçari i identifikuar si Arjan Sallaku ka ushtruar dhunë ndaj bahkëjeturses së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur edhe kallashnikov e municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 173 fishekë të tij, si dhe 2 fenelina si të Policisë.

Dhunoi bashkëjetuesen, si dhe mbante në banesë, pa leje, armë zjarri dhe fenelina si të Policisë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit Arjan Sallaku., 37 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e lezhes dhune ne familje

Sondazh

Poll