Aktualitet

EMRI/ Hodhi molotov në protestën e së premtes para bashkisë, arrestohet 29-vjeçari

Gjithashtu janë arrestuar edhe tre persona pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur municion luftarak.

26 Qershor 2024, 11:28 Nga S.B
EMRI/ Hodhi molotov në protestën e së premtes para bashkisë,
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen katër persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 29-vjeçari Juljan Alla, pjesë e protestës së datës 21 qershor para bashkisë Tiranë.

Ndaj Allës rëndojnë pesë vepra penale, të kryera sipas policisë në protestë: "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". 

Gjithashtu janë arrestuar edhe tre persona pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Z., 24 vjeç, A. Z., 25 vjeç, dhe K. Z., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e premte, më datë 21.06.2024, përpara bashkisë Tiranë, ndaluan shtetasin J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

protesta para bashkise se tiranes policia arrestime

Sondazh

Poll