Aktualitet

Nga posedimi i kanabisit te thyerja e arrestit shtëpiak, arrestohen dy persona në Durrës

Ndërkohë është arrestuar 39-vjeçari E.M pas ka thyer arrestin shtëpiak.

26 Qershor 2024, 10:40 Nga S.B
Nga posedimi i kanabisit te thyerja e arrestit shtëpiak, arrestohen dy
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës. Mësohet se 17-vjeçarit G.Gj gjatë një kontrolli fizik i është gjetur një sasi kanabisi.

Ndërkohë është arrestuar 39-vjeçari E.M pas ka thyer arrestin shtëpiak.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin G. Gj., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Durrësit. 

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres droge kanabis arrest shtepie

Sondazh

Poll