Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari në Kavajë

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

26 Qershor 2024, 12:11 Nga S.B
Plagosi me thikë një person pas një konflikti për motive
foto ilustruese

KAVAJË- Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Bëhet me dije se 44-vjeçari A.K ka goditur me thikë 57-vjeçarin H.Sh pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

kavaje thike plagosje

Sondazh

Poll