Aktualitet

Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen tre persona në Gramsh dhe procedohen katër të tjerë

Ndërkohë janë proceduar shetasit E.G, 37 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe H.Z dhe S. B., 40 vjeç për moskallëzim të këtyre 2 rasteve.

26 Qershor 2024, 11:36 Nga E. D
Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen tre persona në Gramsh
fotot ilustruese

GRAMSH- Tre persona janë arrestuar në Gramsh dhe katër të tjerë janë proceduar. Gjithashtu është shpallur dhe një tjetër në kërkim. Në pranga kanë rënë M.V, 27 vjeç,  V.M,  A.F., 20 vjeç dhe A.K., 37 vjeç pasi akuzohen për veprimtari të paligjshme të vënies së basteve sportive. Ndërkohë janë proceduar shetasit E.G, 37 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe H.Z dhe S. B., 40 vjeç për moskallëzim të këtyre 2 rasteve. 

Njoftimi i Policisë; 

Si rezultat i kontrolleve të Policisë, konstatohet se në 2 lokale në lagjen “Sporti”, viheshin baste sportive, me celularë. Për të dyja rastet:
-janë arrestuar 3 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër;
-janë sekuestruar 6 celularë.

Komisariati i Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 2 lokale në lagjen "Sporti", viheshin baste sportive, me celularë, në kundërshtim me ligjin:

Në përfundim të veprimeve procedurale për 2 rastet: u arrestuan shtetasit M. V., 27 vjeç dhe V. M., pasi u konstatua se në lokalin e marrë me qira nga 27-vjeçari, vinin baste sportive, me celularë;

u arrestua shtetasi A. F., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 37 vjeç, pasi në lokalin e 37-vjeçarit, u kap shtetasi A. F. duke vënë baste sportive, me celular. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K.;

u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. G., 37 vjeç, E. G., 40 vjeç dhe H. Z., për moskallëzim të këtyre 2 rasteve dhe shtetasi S. B., 40 vjeç, për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, për rastin e dytë të goditur nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

gramsh baste sportive

Sondazh

Poll