Politike

Kundërshtojnë masën e sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 korrik rekursin e Berishës dhe Malltezit

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat.

25 Qershor 2024, 15:56 Nga r.ll
Kundërshtojnë masën e sigurisë, Gjykata e Lartë
sali berisha dhe jamarber malltezi

TIRANË- Avokatët e liderit të opozitës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak ndaj kryedemokratit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin më datë 9 korrik, ndërsa relator i çështjes është Sokol Binaj.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll