Politike

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Bardhi: Maxhoranca e ka injoruar vendimin e GJK-së, Rama po mbron veten

Bardhi nga GJK-ja tha se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe e ka injoruar vendimin.

25 Qershor 2024, 12:44 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Bardhi: Maxhoranca e ka
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës ka theksuar se Edi Rama është duke mbrojtur veten e tij, sepse me firmën e tij i ka dhënë 10500 metra tokë shtetërore në bregdet, Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, Bardhi tha se secili ka të drejtë të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për ta zbatuar atë. Bardhi nga GJK-ja tha se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe e ka injoruar vendimin.

"Sa i takon, avokatit dhe vetë zonjës Xhaçka, ne e kemi dëgjuar edhe të themi se investimi i saj po kryhej në një pronë private. Por hetimet e SPAK provuan se ajo ishte një pronë publike e grabitur përmes dokumenteve të falsifikuara. Një pronë shtetërore në bregdet, ishte falsifikuar duke i kaluar në bashkëpronësi ish-ministres, deputetes Xhaçka dhe bashkëshortit të saj.

Pak rëndësi ka se çfarë thotë personi i prekur nga kjo gjë, e rëndësishme është që dokumentet janë aty. Olta Xhaçka jo vetëm ka përfituar të drejta dhe favore në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, por mbi të gjitha ka përfituar një pasuri publike prej 10500 metër katrorë tokë, pronë publike në bregdet me firmë personale të Edi Ramës. Në këtë rast, Edi Rama nuk mbron vetëm Olta Xhaçkën, por edhe veten, sepse në shkelje të ligjit dhe kushtetutës ka bërë investitor strategjik, familjen e saj, zonjën Xhaçka dhe bashkëshortin e saj," tha Bardhi.

gazment bardhi olta xhacka

Sondazh

Poll