25 Qershor 2024, 11:08
Nga M.B
OMONOIA
TIRANA- OMONIA ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku thotë se Kryprokurori i Rrethit Vlorë, Aurel Zarka, një ditë para daljes në KPK, "përhapi" lajmin e sekuestrimit të 247 000 m2 tokë në Himarë. Po ashtu në deklaratë e OMONOIA thuhet se këto janë skema që KPK do t'i japë shpërblimin e merituar Zarkës.
Sipas OMONOIA-s, ky Prokuror mbajti peng tre vjet dosjen e ministres socialiste Olta Xhaçka pa asnjë veprim hetimor, si ka fshehur falsifikimin e dhjetëra Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi nga ish-Kryetari i Bashkisë Himarë i partisë në pushtet, Jorgo Goro për të favorizuar strategjikët e Kryeministrit.
Në deklaratë shtohet se ky prokuror duhet të japë shpjegime si falsifikoi një dosje të tërë nga data 6 deri ne daten 8, pas thirrjeve të Kryeministrit, sipas tyre, sikur kishte një dëshmitar-vullnetar për të përgjuar Kandidatin e opozitës.
DEKLARATE PËR SHTYP E OMONOIA-S:
Nje dite para daljes ne KPK, Kryeprokurori i Rrethit Vlore, Aurel Zarka, me rregji, ne funksion te procesit te vettingut , me buje te madhe mediatike u kujdes te shperndante lajmin se ka sekuestruar ne Himare 247 000 m2 toke dhe si i “ndershem” shume dhe profesionist meriton te kaloje vettingun ! Ne fakt , keto jane “ skema “ qe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t`i japë shpërblimin e merituar Kryeprokurorit të Rrethit Vlore, Aurel Zarka.
Ashtu siç u shpërblye me parà nga policia dëshmitari mashtrues Arsen Rama, siç u ngrit në detyrë polici Ermal Ajdini, erdhi radha e prokurorit Aurel Zarka të marrë shëprblimin e premtuar. Ndryshe prokurori nuk do të guxonte të falsifikonte hapur dhe të ndihmonte në vjedhjen e mandatit të Kryebashkiakut te zgjedhur me vote Fredi Beleri. I bëjmë thirrje Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të tregojë vëmendje, si ky Prokuror mbajti peng tre vjet dosjen e ministres socialiste Olta Xhaçka pa asnjë veprim hetimor, si ka fshehur falsifikimin e dhjetëra Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi nga ish-Kryetari i Bashkisë Himarë i partisë në pushtet, Jorgo Goro për të favorizuar strategjikët e Kryeministrit.
Ky prokuror duhet të japë shpjegime si falsifikoi një dosje të tërë nga data 6 deri ne daten 8, pas thirrjeve të Kryeministrit, sikur kishte një dëshmitar-vullnetar për të përgjuar Kandidatin e opozitës, ndërkohë që dëshmitari mashtrues asnjëherë nuk ka qënë në zyrat e prokurorisë dhe asnjëherë nuk ka firmosur para këtij prokurori.
Eshte e provuar me prova shkencore tashme se Aurel Zarka eshte vecse nje prokuror ne sherbim te Partise Shtet, manipulator dhe falsifikator i akteve te dosjes hetimore ne ngarkim te Fredi Beleri, që për Partinë nuk ka parime, nuk e njeh të drejtën dhe ligjin.
I bejme thirrje ONM qe te hetojne imtesisht pasurine dhe integritetin e Aurel Zarkes, kontaktet e tij me Partinë nga e cila merr urdhërat. Kalimi i procesit te vettingut nga prokurori qe vodhi mandatin e Bashkise Himare per llogari te Edi Rames , cenon rende besimin e publikut dhe krejt procesin e vettingut. Edhe ne qofte do dikush do te “mendoje” se shkeljet prokurori ne fjale i ben per interes kombetar duam te informojme opinionin publik se asnje lidhje nuk ka Aurel Zarka prokuror i partise me patriotizmin sepse eshte po ai qe ka bere para autoriteteve greke per tu pajisur me karten e identitetit te omogjenit dy deklarata te reme :
a) qe eshte banues ne Athine .
b) qe ka orgjine greke .
Faktet jane kokeforte …
Drejtesia vonon por nuk harron !
OMONIA HIMARE
omonoia
Politike
25 Qershor 2024, 10:52
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhë një intervistë për median rumune "Strict Secret"...
Politike
25 Qershor 2024, 08:56
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëhe...
Politike
24 Qershor 2024, 20:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve i k...
Politike
24 Qershor 2024, 20:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në tubimin e përnatshëm që zhvillohe...
Politike
24 Qershor 2024, 20:05
r.ll
agron shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se aryseja pse u ndë...
Politike
24 Qershor 2024, 19:33
r.ll
luciano boci
TIRANË- Pas vendimit të kryesisë së PD-së për zhvillimin e protestës kombëtare të opozitës ...
Politike
24 Qershor 2024, 19:04
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhj...
Politike
24 Qershor 2024, 18:55
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhjen e ...
Politike
24 Qershor 2024, 18:47
r.ll
protesta e kauar
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 11 korrik, ora 20:00 do të mbahet protesta kombëtare...
Politike
24 Qershor 2024, 18:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë përmes një lidhje me videon në mbledhjen e ...