Politike

Skandali te Onkologjiku/ PD: Prokuroria të shkojë në zemrën e korrupsionit, te Rama, Beqaj e Manastirliu

Po ashtu Vokshi shprehet se ky hap i marrë nga prokuroria është i pamjaftueshëm, për të goditur të gjithë rrjetin e zhvatjes. 

25 Qershor 2024, 14:36 Nga I.A
Skandali te Onkologjiku/ PD: Prokuroria të shkojë në zemrën
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar skandalin e publikuar ditën e sotme në Spitalin Onkologjik, ku mjekët kishin krijuar një skemë zhvatje për pacientët. Deputetja demokrate Albana Vokshi theksoi se prokuroria duhet të shkojë në zemrën e korrupsionit tek që sipas saj janë Edi Rama, Ilir Beqaj dhe Ogerta Manastiruliu. Po ashtu Vokshi shprehet se ky hap i marrë nga prokuroria është i pamjaftueshëm, për të goditur të gjithë rrjetin e zhvatjes. 

Deklarata e Plotë:

Masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i pamjaftueshëm dhe i vonuar, që nuk prek as nuk e ç’rrënjos korrupsionin malinj në shëndetësi. Pas skandalit në arsim, ku dy mësuese, njëra drejtoreshë e gjimnazit Qemal Stafa, mashtronin studentët e tyre me ‘ëndrrën amerikane’, prova që vjen nga Spitali Onkologjik është dëshmia se qeveria, edhe ‘tenderin e kancerit’ e ka përvetësuar për qëllime të pastra fitimi. Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergurt, por zemrën e korruptuar të sistemit, në qendër të të cilit nuk gjenden disa zyrtarët të vegjël, por radha e ministrave të Edi Ramës, nga Beqja te Manastirliu, rradha e drejtuesve te QSUT shefave etj. Orientimi i pacientëve me tumore drejt privatit, pasi i kanë shitur po privatit ilaçe anti-tumorale, për të cilat qytetarët kanë paguar një herë taksat, është fytyra e zezë e Edi Ramls, fytyra  e shëmtuar e një sistemi shëndetësor që ngriti Edi Rama me ministrat e tij ‘kampionë të korrupsionit’.

Premtimi për mjekësi falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës për qytetarët. Realiteti është ky: zyrtarët e administratës dhe mjekët patronazhsitë i sorollasin pacientët me sëmundje terminale nga një spital në tjetrin. U pakësojnë dozat, duke u zgjatur agoninë. U marrin lekët, para se t’u marrin shpirtin. Alarmi i ngritur vazhdimisht, vit pas viti, muaji pas muaji dhe javë pas jave nga Partia Demokratike, ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë, prokurorisë dhe SPAK-ut. Shqiptarët tashmë e dinë: nuk ka mjekësi falas. Sistemi shëndetësor i Ramës është shndërruar në një hapësirë që dalëngadalë po merr shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ka vetëm një detyrë qytetare dhe atdhetare: të përcjellim Ramën dhe hajdutët e tij para se ata të përcjellin të gjithë shqiptarët.

albana vokshi

Sondazh

Poll