Politike

"Të mbetet në fuqi 2 vite burg", Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian kërkon pafajësi.

25 Qershor 2024, 08:56 Nga M.B
"Të mbetet në fuqi 2 vite burg", Apeli i GJKKO vendos sot
Fredi Beleri

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian kërkon pafajësi. Nga ana tjetër SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. 

fredi beleri

Sondazh

Poll