Politike

Berisha i uron fitoren kombëtares sonte: Thirrja ime është që të vazhdojmë mosbindjen civile

Gjithashtu Berisha tha se thirrja e tij është që të vazhdojë mosbindjen civile. 

24 Qershor 2024, 20:43 Nga E. D
Berisha i uron fitoren kombëtares sonte: Thirrja ime është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve i ka uruar fitoren kombëtares së futbollit në ndeshjen e sotme me Spanjën. Gjithashtu Berisha tha se thirrja e tij është që të vazhdojë mosbindjen civile. 

"Këto janë pra të vërtetat e tmerrshme. Sepse unë u them se në rast se 47 përqind e fëmijëve në këtë vend vuajnë për kafshatën e gojës, kjo është një gjë e tmerrshme miq. Ky është një kushtrim për çdo njeri që ka zemër, që ka dashuri për fëmijët, që ka ndjenja prindërore ndaj fëmijëve, të ngrihemi t’i japim këtij banditi, këtij krimineli dërrmën, atë që meriton. Edhe njëherë, thirrja ime, të vazhdojmë mosbindjen civile, betejën pa kthim për qeveri teknike, për votën e lirë. T’i urojmë suksese dhe fitore sonte ekipit tonë kuqezi kombëtar. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll