Politike

"Protesta ësht rruga e bashkimit me të gjithë forcat opozitare", Boçi: Ja kërkesat që shpalosim më 11 korrik

Ndër këto kërkesa është edhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike. 

24 Qershor 2024, 19:33 Nga r.ll
"Protesta ësht rruga e bashkimit me të gjithë forcat
luciano boci

TIRANË- Pas vendimit të kryesisë së PD-së për zhvillimin e protestës kombëtare të opozitës më 11 korrik, deputeti Luçiano Boçi ka treguar kërkesat që do të shpalosen. Ndër këto kërkesa është edhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike. 

Luçiano Boçi: Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është iu vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare.

luciano boci kryesia e pd

Sondazh

Poll