Politike

Kuvendi gati i boshatisur, ministrat dhe deputetët "braktisin" karriget për ndeshjen Shqipëri-Spanjë

Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën.

24 Qershor 2024, 17:26 Nga r.ll

Kuvendi gati i boshatisur, ministrat dhe deputetët "braktisin"

TIRANË- Prej rreth tre orësh në Kuvend po mbahet seanca e radhës parlamentare e quajtur ndryshe "seanca e gjelbër". Java e kaluar ishte java e gjelbërt, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre, e ndërsa sot në seancë diskutohen problematikat e evidentuara gjatë takimeve.

Por pavarësisht rëndësisë që kanë diksutimet e sotme, Kuvendi është gati bosh. Mungesat janë të shumta si në krahun e opozitës edhe në atë mazhorancës. Në veçanti në seancë bien në sy mungesat e ministrave që kanë fluturuar drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e kombëtares me Spanjën.

seance plenare 24 qershor 2024

Sondazh

Poll