Politike

"Të ketë mbështetje për familjet e viktimave", Çupi: Babëzia e Qeverisë po vret minatorët, nuk ka kontrolle për sigurinë në punë

Deputetja u shpreh se vetëm muajin e fundit u aksidentuan 6 minatorë nga të cilët 2 humbën jetën.Kjo  sipas saj ndodh sepse nuk kontrolle nga shteti për sigurinë e tyre në punë dhe gjithashtu nuk ka transparencë mbi dhënien e licencave.

24 Qershor 2024, 16:37 Nga r.ll
"Të ketë mbështetje për familjet e viktimave",
dhurata cupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi gjatë fjalës ë saj në Kuvend ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme në mbrojtje të minatorëve. Çupi u shpreh babëzia e Qeverisë po i vret minatorët.

Deputetja u shpreh se vetëm muajin e fundit u aksidentuan 6 minatorë nga të cilët 2 humbën jetën.Kjo  sipas saj ndodh sepse nuk kontrolle nga shteti për sigurinë e tyre në punë dhe gjithashtu nuk ka transparencë mbi dhënien e licencave.

Pjesë nga fjala e Çupit: 

Jetesa e minatorëve në vazhdimësi është histori e dhimbshme.  Vetëm muajin e fundit u aksidentuan 6 minatorë nga të cilët 2 të vdekur. E kjo situatë përsëritet me punëtorët në çdo sektor. Dhimbje e madhe. Askush nuk përgjigjet, askush nuk inspekton sigurinë në punë, askush nuk jep llogari.

Në një qytet me pasuri minerale dhe me varfëri ekstreme ndodhin drama vazhdimisht. Ata ikin në mëngjes me lutjen dhe shpresën që në darkë do të kthehen në familjet e tyre të gjallë.

S’ka siguri në pune po s’ka edhe kontrolle për sigurinë nga shteti. S’ka transparencë mbi dhënien e licencave. S’ka informacion mbi kapacitetet e këtyre subjekteve që marrin liçenca shfrytëzimi me të vetmen meritë, miq e dashamir të Partise Socialiste.

Kërkohet:

Forcimi i ligjeve.

Investime urgjent.

Mbështetje për familjet e viktimave.

Rritje e pagave dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.

Statusin e minatorëve.

dhurata cupi statusi i minatorit

Sondazh

Poll