Ekonomi

Fabrika e bitumit në Krujë problem për banorët, vetëm për një vit 180 raste me kancer

5 Mars 2019, 15:11 Nga DOSJA
Fabrika e bitumit në Krujë problem për banorët, vetëm

KRUJË– Ndotja në qytetin e Krujës është kthyer në një problem për banorët. Përveç guroreve dhe fabrikave të çimentos, ndotjes së qytetit i është shtuar edhe një fabrikë asfaltobetoni e instaluar në fshatin Kamberas në dalje të Fushë-Krujës.

Fabrika është në pronësi të firmës “BAMI shpk” dhe ndot mjedisin me gazrat dhe blozën që nxjerrin në atmosferë.

Këto gazra me veti helmuese shkaktojnë sëmundje në organet e frymëmarrjes, kanë veti kancerogjene e shumë sëmundje të tjera të rënda. 180 janë diagnostifikuar me sëmundje tumorale në rrethin e Krujës vetëm për vitin 2018-2019.

Hasan Stafa, drejtor i zyrës së ankesave të konsumatorëve thotë se vitet e fundit vihet re një shtim i numrit të sëmundjeve që kanë shkaktare këto ndotje.

Ndodhemi në një pamje tjetër, në zonën e Kamerrës ku një fabrikë bitumi ndot mjedisin. Këtu fare afër janë disa famije dhe qindra banorë të cilët e marrin në mënyrë të përditshme toksikimin. Fushë-Kruja, Kruja, Borizana dhe Nikla janë zona të cilat çdo ditë nëpërmjet ajrit marrin këtë lloj kontaminimi. Ne iu themi strukturave të mjedisit të qarkut Durrës: O zotërinj ju që merrni taksat e këtyre qytetarëve, a e dini që po u shkaktoni kancer? Kjo është thirrja e qytetarëve dhe e jona. Këtu banorët ankohen çdo ditë. Ankohet kryeplaku. A pyet njeri për këta njerëz? Ka edhe njerëz që kanë vdekur. Shihni statistikat dhe kuptoni se çfarë bëhet me këta qytetarë.

Inspektoriati i Mjedisit dhe Ministria përkatëse nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ndaj kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vdekjeprurëse për banorët e këtij rrethi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale fabrika e bitumit ne kruje fushë-krujë hasan stafa inspektoriati i mjedisit fabrika e bitumit ne kruje fushë-krujë hasan stafa inspektoriati i mjedisit

Sondazh

Poll