Sport

"Dovbyk?... Girona: “Nuk duam ta shesim, por për 40 milionë..." Italianët në dritare

“Gjëja më e rëndësishme është t’i përdorim të gjitha këto para për të konsoliduar Gironën mes elitës”

23 Qershor 2024, 15:41 Nga DOSJA
"Dovbyk?... Girona: “Nuk duam ta shesim, por për 40

SPANJE - Artem Dovbyk është një nga emrat që do të mbushë faqet e transferimeve gjatë gjithë verës.

Me 24 gola ai udhëhoqi Gironën drejt një kualifikimi historik për Champions League, duke fituar edhe titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga. Interesi i shumë klubeve është i pashmangshëm, përfshirë Milanin dhe Napolin, për sa i përket Serisë A.

Drejtori sportiv i klubit katalanas, Quique Carcel, i pyetur për të ardhmen e sulmuesit, ka folur për këtë çështje siç raporton AS:

“Nuk duhet të blejmë për të shitur, duhet të blejmë për të konsoliduar projektin. Dhe unë nuk dua ta shes Dovbyk, por nëse paguajnë 40 milionë nuk mund të bësh asgjë, duhet të shitet… Gjëja më e rëndësishme është t’i përdorim të gjitha këto para për të konsoliduar Gironën mes elitës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Girona FC (@gironafc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll