Sport

Pak hapësirë për Brahim Diaz te Reali: ish-milanisti mund të thotë lamtumirë në verë

Ndër lojtarët që mund të penalizohen nga ky bollëk sulmues është Brahim Diaz…

23 Qershor 2024, 15:22 Nga DOSJA
Pak hapësirë për Brahim Diaz te Reali: ish-milanisti mund të

SPANJE - Duke parë sezonin e ardhshëm, sulmi i Real Madridit është vërtet i frikshëm.

Nga ardhja e re Mbappé te Bellingham, nga Vinicius te Rodrygo, deri te "deus ex machina" Juselu, vendimtar në gjysmëfinalen e Champions League dhe ylli Arda Guler (që po shkëlqen në Kampionatin Evropian me Turqinë e tij).

Është e pashmangshme që, për anëtarët e tjerë të skuadrës, hapësira në metrat e fundit të jetë e kufizuar.

Ndër lojtarët që mund të penalizohen nga ky bollëk sulmues është Brahim Diaz, i cili megjithatë ishte shumë i dobishëm sezonin e kaluar me 12 gola dhe 9 asistime në 44 ndeshje.

Gjithsesi, sipas asaj që raporton Fichajes.com, ish- mesfushori sulmues i Milanit mund t'i thotë lamtumirë Madridit. Ndoshta në huazim, si kur shkoi në Milano. Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të mbetet dhe të luftojë për të fituar hapësirën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brahim Díaz (@brahim)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll