Sport

Fonseca takon Leaon në Gjermani, i konfirmon rëndësinë e tij te Milani i ri...

Trajneri i ri i kuqezinjve u takua me bashkatdhetarin e tij gjatë ‘Euro 2024’ për të dizenjuar Milanin e ri

23 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
Fonseca takon Leaon në Gjermani, i konfirmon rëndësinë e tij

GJERMANI - Lëvizja e parë e Paulo Fonseca si trajner i Milanit ka patur si synim që ta bëjë Rafael Leaon të ndihet në qendër të projektit të kuqezinjve.

Për këtë arsye trajneri portugez u takua me bashkatdhetarin e tij në Gjermani disa ditë më parë, në kampingun e Portugalisë, e përfshirë në “Euro 2024” shpjegon Gazzetta dello Sport.

Trasjneri i ri portugez i ka bërë me dije sulmuesit bashkëpatriot, se e sheh si thelbësor në projektin e tij te Milani, teksa të dy kanë shkëmbyer edhe ide mbi mënyrën e lojës së kuqezinjve sezonin e ardhshëm.

Takimi i Fonsecës me Leaon vjen në një moment kur për portugezin kanë shfaqur interes shumë klube, teksa trajneri portugez i ka bërë me dije sulmuesit rëndësinë e tij në ambientin kuqezi.

Nga ana tjetër edhe Leao i ka konfirmuar Fonsecës se ndihet mirë te Milani, me kuqezinjtë që tashmë do të duhet të përqendrojnë punën për të afruar një qendërsulmues.

Sulmuesi portugez ka qenë padyshim nga futbollistët më të rëndësishëm edhe në Milanin e Piolit, rol të cilin duket se ia ka garantuar edhe trajneri i ri.

Megjithatë Fonseca propozon një tjetër ide futbolli, që vështirë se do t’i lejojë Leaos të ketë aq shumë hapësira për shpërthimet e tij, ndaj mbetet të shihet se çfarë do të kërkojë trajneri i ri i kuqezinjve nga sulmuesi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll