Sport

Nacho largohet nga Real Madridi, kryen vizitat mjekësore në Arabinë Saudite…

Mbrojtësi spanjol Nacho Fernandez ndahet me Real Madridin, do të transferohet në Arabinë Saudite.

23 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA
Nacho largohet nga Real Madridi, kryen vizitat mjekësore në

ARABIA SAUDITE - Sipas raportimeve të mediave spanjole, Nacho Fernandez, mbrojtësi dhe kapiteni ‘los blancos’, kontrata e të cilit me Realin përfundonte më 30 qershor 2024, kaloi vizitat mjekësore me skuadrën saudite Al-Qadsiah në fillim të kësaj jave.

Nacho do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit, teksa duket se 34-vjeçari është gati për të nisur një eksperiencë të re në Arabinë Saudite, ku do të jetë kundërshtar me ish-shokët e skuadrës, Ronaldon te Al-Nassr dhe Benzema te Al-Ittihad.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll