Sport

Legjenda Raul: "E ardhmja? Më pëlqen të stërvis fëmijët, por është normale të mendosh edhe për sfida të reja"

Ai tashmë i ka komunikuar drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë me Castilla-n, por ky vendim nuk është përfundimtar.

23 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Legjenda Raul: "E ardhmja? Më pëlqen të stërvis

SPANJE - Raul, ish-legjenda e Real Madridit dhe trajneri aktual i Castillas, është në një udhëkryq: të vazhdojë me djemtë e Blancos, ose të fillojë karrierën e tij si trajner i pare diku tjetër.

Një aventurë që mund të kishte nisur në vitin 2021, kur ai ishte një hap larg drejtimit të Realit, pas largimit të papritur të Zidane. Duket se ai tashmë i ka komunikuar drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë me Castilla-n, por ky vendim nuk është përfundimtar.

Në një intervistë për AS, ish-sulmuesi i ‘blancos’, por edhe Schalke 04, foli për të ardhmen e tij: “Më pëlqen shumë jeta e përditshme me djemtë, duke i ndihmuar, duke i parë dhe duke i përshëndetur kur janë në kategorinë e parë.

Jeta e përditshme këtu më mbush. Është e qartë se të mendosh për sfida të reja është aty. Kam pasur biseda, telefonata... Por duhet të vendos dhe ta dëgjoj ofertën. Kur do të vijë? Epo nuk e di. Nuk e di sot”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Raúl González (@raulgonzalez)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll