Sport

VIDEO/ Kevin De Bruyne kompleton fitoren e Belgjikës... në grupin 'E' të gjithë nga 3 pikë!

Në ndeshjet e treta, më 26 qershor, do të luhen Sllovaki - Rumani dhe Ukrainë - Belgjikë.

22 Qershor 2024, 23:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Kevin De Bruyne kompleton fitoren e Belgjikës... në grupin

GJERMANI - Eshtë mbyllur Belgjikë-Rumani, me fitoren 2-0 të “Djajve të Kuq” cikli ndeshjeve të dyta në grupin E të “Euro 2024”.

Pjesa pare ishte e dominuar qartë nga Belgjika, e cila natyrisht fitoi më shumë besim me golin pas 73 sekondash... Tielemans shënoi me këmbën e djathtë, pas një loje të bukur kolektive, ku përfshiheshin edhe Doku dhe Kevin De Bruyne.

Belgjika u afrua shumë pranë të dytit në dy raste, por edhe Rumania u kundërpërgjigj me një goditje të rrezikshme me kokë nga qendra Dragusin.

Pas pushimit nuk munguan rastet edhe për të barazuar nga rumunët, por edhe nga ana e belgëve për ta thelluar epërsinë. Në minutën e 63-të Lukaku shënon, por VAR anulon golin për pozicion jashtë loje.

Dhe kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga vërshëllima e fundit, kapiteni De Bruyne, me mjaft zgjuarsi do të shfrytëzonte një aksion dhe do ta shtynte topin për në rrjetë. Ky gol do të kompletonte edhe fitoren 2-0 të Belgjikës.

Me këtë rezultat çdo gjë barazohet në grupin E, të gjitha skuadrat kanë nga 3 pikë, por gjithsesi Rumania kryeson në sajë të golaverazhit. Në ndeshjet e treta, më 26 qershor, do të luhen Sllovaki - Rumani dhe Ukrainë - Belgjikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll