Sport

VIDEO/ Portugalia pret biletën për në 1/16-she, mposht pastër Turqinë në Dortmund...

Pas golit të Bernardo Silvën, Akaydin shkakton autogol, dhe portugezët mbyllin pjesën e parë 2-0… Në vijim do të shënonte edhe Bruno Fernandez për të vulosur fitoren 3-0.

22 Qershor 2024, 20:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Portugalia pret biletën për në 1/16-she, mposht

GJERMANI - Përfundon ndeshja në Signal Iduna Park. Portugalia po mund 3-0 Turqinë dhe me 6 pikët e grumbulluara siguron kalimin për në fazën tjetër të “Euro 2024”.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martínez ka kontrolluar ndeshjen ndaj një kundërshtari që është përpjekur të krijojë rrezik në kundërsulm.

21 minuta ka zgjatur qëndresa e Turqisë për ballë Portugalisë, në ndeshjen e pasdites (18:00), luajtur për grupin F. Ka qenë mesfushori sulmues Bernardo Silva, ai që arritur të shënojë golin e parë në portën e skuadrës së Montellës, duke i dhënë ngjyra të tjera ndeshjes.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e 29-të, Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë. Gabimi ishte i pafalshëm dhe qesharak...

Vijimi i ndeshjes bëhet edhe më i vështirë për Turqinë, kjo pasi edhe portieri i luzitanëve Costa është një një ditë të mire. Edhe pas pushimit turqit nuk ishin në gjendje të ndryshonin diçka.

Përkundrazi, Bruno Fernandez në minutën e 56-të do të shënonte dhe do të vuloste fitoren e pastër 3-0 dhe të pakontestueshme të Portugalisë.

Me këtë rezultat, Portugalia ngjitet të kuotën e 6 pikëve dhe siguron kalimin e saj në 1/16 të “Euro 2024”, teksa ndiqet nga Turqia me 3 pikë dhe Çekia dhe Gjeorgjia me nga 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll