Sport

Kylian Mbappé tashmë është kthyer, do të jetë pjesë e Francës sot në një miqësore…

Kylian Mbappé, dje në pankinë për përballjen me Holandën pas thyerjes së hundës, mund të rikthehet sot në fushë gjatë një miqësore.

22 Qershor 2024, 18:05 Nga DOSJA
Kylian Mbappé tashmë është kthyer, do të jetë

GJERMANI - Mbrëmjen e djeshme ai ra në sy të të gjitha kamerave. Në stërvitje, para së gjithash, me maskën e zezë në fytyrë. Më pas në pankinë, duke e përjetuar ndeshjen sikur të ishte në fushë dhe duke mos hezituar të japë udhëzime për partnerët e tij.

Por Didier Deschamps preferoi ta kursente Kylian Mbappé, ende shumë i dobësuar nga hunda e tij e thyer të hënën, pas një përplasjeje me Kevin Danso kundër Austrisë. Megjithatë, nuk do të duhet të presim shumë për ta parë sërish kapitenin e bluve në drejtkëndëshin e gjelbër.

Mbappé dhe zëvendësuesit

Në të vërtetë, siç zbulon gazeta ‘l'Équipe’, kapiteni dhe numri 10 i kombëtares franceze do të luajë një ndeshje miqësore pasditen e sotme kundër të rinjve të klubit Paderborn. Pas Austrisë, zëvendësuesit tashmë ishin përballur me këtë skuadër, Bradley Barcola duke shënuar një ‘hat-trick’.

Sot do të jetë radha e kapitenit të trengjyrëshit për të rizbuluar shijen e fushës për një ndeshje miqësore, që do të shohë lojtarët me pak kohë të rifitojnë ndjesi. Për momentin janë 8 lojtarë që nuk kanë luajtur asnjë minutë lojë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll