Sport

VIDEO/ Shënon Bernardo Silva dhe hap ndeshjen, Turqia shkakton edhe autogol…

Pas golit të Bernardo Silvën, Akaydin shkakton autogol, dhe portugezët mbyllin pjesën e parë 2-0…

22 Qershor 2024, 18:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënon Bernardo Silva dhe hap ndeshjen, Turqia shkakton edhe

GJERMANI - Përfundon pjesa e parë në Signal Iduna Park. Portugalia po mund Turqinë 2-0 falë golit të Bernardo Silvës dhe autogolit të Akaydin, në një lëvizje thjesht qesharake.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martínez ka kontrolluar ndeshjen ndaj një kundërshtari që është përpjekur të krijojë rrezik në kundërsulm.

21 minuta ka zgjatur qëndresa e Turqisë për ballë Portugalisë, në ndeshjen e pasdites (18:00), luajtur për grupin F. Ka qenë mesfushori sulmues Bernardo Silva, ai që arritur të shënojë golin e parë në portën e skuadrës së Montellës, duke i dhënë ngjyra të tjera ndeshjes.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e 29-të, Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë. Gabimi ishte i pafalshëm dhe qesharak...

Vijimi i ndeshjes bëhet edhe më i vështirë për Turqinë, kjo pasi edhe portieri i luzitanëve Costa është një një ditë të mire.

Me këtë rezultat, Portugalia ngjitet të kuotën e 6 pikëve dhe siguron kalimin e saj në 1/16 të “Euro 2024”, teksa ndiqet nga Turqia me 3 pikë dhe Çekia dhe Gjeorgjia me nga 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll