Sport

FORMULA 1/ Befason Nando Noris, “pole-positon” në Barcelonë, zhgënjen Leclerc...

Pas pilotit të McLaren, i dyti në radhë vjen menjëherë kampioni i Botës, Max Verstappen ndërsa një pozicion të mirë arriti Lewis Hamilton që do të niset i treti.

22 Qershor 2024, 20:23 Nga DOSJA

SPANJE - Lando Norris do të niset i pari në garën e së dielës në Grand Prix të Spanjës në Formula 1.

Piloti britanik i McLaren befasoi kundërshtarët dhe regjistroi kohën më të shpejtë në cirkuitin e Montmelo në Barcelonë, duke siguruar edhe “pole-position” e dytë në karrierën e tij.

Pas pilotit të McLaren, i dyti në radhë vjen menjëherë kampioni i Botës, Max Verstappen ndërsa një pozicion të mirë arriti Lewis Hamilton që do të niset i treti.

Në vendin e katërt piloti tjetër i Mercedes, George Russell dhe vetëm në vendin e pestë, Charles Leclerc. Sakaq, plotësuan dhjetëshen e parë Sainz, Gasly, Perez, Ocon dhe Piastri.

Ja dhe radha e nisjes për garën e nesërme në Grand Prix të Spanjës:

FORMULA 1/ Befason Nando Noris, “pole-positon” në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll