Sport

“Euro 2024”/ UEFA cakton një gjyqtar nordik për sfidën e Shqipërisë ndaj Spanjës...

UEFA ka zgjedhur një arbitër suedez, si kryesor për takimin Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit për kuqezinjtë tanë në grupin B të “Euro 2024”.

22 Qershor 2024, 16:43 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ UEFA cakton një gjyqtar nordik për

GJERMANI - Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjolët e De la Fuentes tashmë të kualifikuar, me ëndrrën e madhe dhe besimin për të siguruar një fitore.

Që do të ishte historikë për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha, mund të sillte edhe kualifikimin midis 16 më të mirëve në Gjermani 2024.

Glenn Nyberg është përzgjedhur arbitri i duelit të 24 qershorit në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit. 35-vjeçari nordik, një ndër më të rinjtë në “Euro 2024”, u bë arbitër profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016.

Nyberg ishte arbitri i katërt në finalen e Conference League në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit. Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka arbitruar në Suedi dhe Europë, ai ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe 16 herë të kuqin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll