Politike

Berisha: Fatzi Xhafa mori pronat e Policisë Bashkiake për të ndërtuar me Arlisin e tij! Si mund të marrë pjesë opozita në komisionin e tij?!

Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, theksoi se Opozita nuk mund të marrë pjesë në një komision të tillë dhe të tradhëtojë popullin e vendit.

21 Qershor 2024, 21:03 Nga I.A
Berisha: Fatzi Xhafa mori pronat e Policisë Bashkiake për të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, i cili drejton edhe komisionin e njëanshëm antikorrupsion, se ka marrë pronat e Policisë Bashkiake të Tiranës për të ndërtuar me kompaninë e tij ‘Arlis’. Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, theksoi se Opozita nuk mund të marrë pjesë në një komision të tillë dhe të tradhëtojë popullin e vendit.

"A e kuptoni miq sa e shenjtë është beteja juaj? Ju sakrifikoni, por a ke rrugë tjetër përveç betejës, më thoni mua? Ky është vetëm njëri aspekt. Po Fatzi Xhafa në krye të komisionit. Ja ku janë kullat e korrupsionit të Fatzi Xhafës, me një Arlis, Arlis.
Kush i mori pronat publike të Policisë Bashkiake të Tiranës? Me firmën e kujt u morën për të ndërtuar Arlis Xhafa dhe dhëndri i tij? Miqtë e mi, çdo shqiptar që ka një vëlla të burgosur kudo për trafik droge, që ka një vëlla të burgosur si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, është në përputhje me ligjin e mafies, subjekt i hetimit të ligjit të antimafies. Por kjo nuk ndodh për Fatzi Xhafën. Fatzi Xhafa vihet në sfidë flagrante të ligjit dhe të shqiptarëve, në krye të komisionit antikorrupsion.
Mos u tallni me shqiptarët! Si mund të marrë opozita në një komision të tillë? Si mundet opozita të tradhtojë popullin opozitar? Pse i bëni ju lustra Edi Ramës, do i bëjë opozita? Kurrën e kurrës, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Për dinjitet, për Shqipëri. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria," tha Berisha.

sali berisha fatmir xhafaj

Sondazh

Poll