Politike

"Asgjë nuk u ndal ju për një kauzë të drejtë"/ Berisha: Ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira

Berisha tha se ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të aferave korruptive me inceneratorin fantazëm dhe dosjen 5D.

21 Qershor 2024, 20:30 Nga I.A
"Asgjë nuk u ndal ju për një kauzë të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e sotëm para Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha tha se ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të aferave korruptive me inceneratorin fantazëm dhe dosjen 5D.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare dhe qëndrestarët e pamposhtur, misionarët e vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Të dashur miq, sot ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira. Por asgjë nuk u ndali ju pa protestën e mosbindjes civile për një kauzë të drejtë për çdo qytetar shqiptar. Por e vërteta është për një kauzë të drejtë për çdo qytetar evropian dhe çdo qytetar të lirë në botë. Miqtë e mi, ju duhet ta dini se çdo ditë që ju qëndroni me sakrifica kundër këtij regjimi, u lartëson ju në rolin e misionarit të vërtetë. Në rolin e vizionarit, në rolin e luftëtarit të pamposhtur që mbron një kauzë më të drejtë dhe më themelore të njeriut. Mbron kauzën e lirisë! Që mbron interesat e tij dhe të bashkëqytetarëve, bashkëkombasve nga një regjim i cili me fytyrën e tij të zezë, me politikat që ka ndjekur, është dëshmuar regjimi më i pamëshirë ndaj kombit shqiptar. Regjimi që në 8 vite shpopulloi, zhbëri Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër apo asnjë epidemi tjetër në historinë e saj," tha Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll