"Asgjë nuk u ndal ju për një kauzë të drejtë"/ Berisha: Ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e sotëm para Bashkisë Tiranë.&nbs...
Në fjalën e tij gjatë protestën poshtë banesës, Berisha theksoi se Rama, duke e quajtur atë si ‘Pashiqi i Tiranës' që po falsifikon të dhënat e censusit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar shpopullimin e vendit, duke theksuar se për herë të parë, trojet shqiptare në Shqipëri kanë më pak banorë se në Kosovë. Në fjalën e tij gjatë protestën poshtë banesës, Berisha theksoi se Rama, duke e quajtur atë si ‘Pashiqi i Tiranës' që po falsifikon të dhënat e censusit.
"Për herë të parë miqtë e mi, në shekuj e pse jo në mijëvjeçcarë, trojet shqiptare në Shqipëri kanë më pak banorë se në Kosovë. Dhe armiku i egër, Çubrilloviçi shqipfolës, Pashiqi i Tiranës, ka vendosur të zgjidhë me falsifikimin e të dhënave të censusit, me numra kallp, të mbulojë këtë të vërtetë të tmerrshme për çdo shqiptar. Të tmerrshme për çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi dhe çdo njeri që ka në deje gjak shqiptari kudo që ndodhet. Ky zvogëlim, ky pakësim katastrofik i kombit në 8 vite është vepër e zezë madhore e një njeriu, e një antishqiptari, më i keq se çdo sundimtar që ka pasur Shqipëria në kohëra.
Kjo monstër e ekzistencës tonë kombëtare, vetëm për këtë gjenocid të kryer ndaj kombit, meriton të gjitha llojet e ndëshkimeve mbi tokë. Për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve, çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë në Shqipëri, çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë në diasporë dhe kudo të ndodhet, duhet të vendosë t’i japë këtij armiku ndëshkimin më të merituar për këtë, për këtë mynxyrë që i bëri kombit shqiptar. Ja pra pse lufta juaj lartësohet mbi të gjitha përpjekjet e tjera të njeriut. Lufta juaj është pra luftë për ekzistencën ose jo të kombit shqiptar. Koha ka ardhur që çdo shqiptar të pyesë veten: a mund të qëndroj unë soditës kur kombi po shkrihet çdo javë, çdo muaj si kripa në ujë? A mund të qëndroj unë indiferent kur Shqipëria në të katër anët e saj po pakësohet, po shkretëtohet si kurrë më parë nga njerëzit e saj? Jo, kurrë, asnjë shqiptar që e njeh veten për ët tillë nuk mund të qëndrojë soditës, nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj mynxyre kombëtare," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e sotëm para Bashkisë Tiranë.&nbs...
Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafaj TIRANË- Ftesa publike u votua nga anëtarët e mazhorancës, ndërkohë që ...
TIRANË- Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën, thot&...
Frida Krifca dhe Edi Rama BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 m...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka dalë në deklaratë për media...
Foto familjare AUSTRIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në konferencën e Grupit të...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas lajmit...
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë një ditë të sotme ...
Klevis Balliu TIRANA- Shefi organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi sot nga protesta e opozitës para Bashkisë...