Aktualitet

Shqipëria pa energji elektrike, reagon OST: Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë

Operatori i Sistemit të Transmetimit për mes një reagimi ka bërë me dije shkakun e ndërprerjes së dritave. OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë

21 Qershor 2024, 13:47 Nga N.F
Shqipëria pa energji elektrike, reagon OST: Defekti ka filluar nga linja e
Foto ilustruese

TIRANË- Mesditën e sotme rreht orës 12:20 është ndërprerë energjia elektrike në Tiranë. Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash energjia elektrike është rikthyer në Tiranë ndërsa u raportua se probleme kanë pasur edhe qytete të tjera.


Operatori i Sistemit të Transmetimit për mes një reagimi ka bërë me dije shkakun e ndërprerjes së dritave. OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST.

energji elektrike ost

Sondazh

Poll