Bota

VIDEO/ Ishulli spanjoll përfshihet nga cunami, largohen me vrap pushuesit e panikosur

Shezlongët, varkat dhe çadrat e diellit u panë të gjitha duke u marrë nga uji i rrëmbyeshëm, ndërsa pushuesit laroheshin të panikosur.

21 Qershor 2024, 15:24 Nga S.B
VIDEO/ Ishulli spanjoll përfshihet nga cunami, largohen me vrap pushuesit e
pamje nga ngjarja

SPANJË- Një "meteo-cunami" i madh goditi ditën e sotme zonën e Menorca, në Spanjë. Shezlongët, varkat dhe çadrat e diellit u panë të gjitha duke u marrë nga uji i rrëmbyeshëm, ndërsa pushuesit laroheshin të panikosur.

Pamjet tregojnë turistët që vrapojnë përgjatë plazhit duke u përpjekur të gjejnë tokë më të lartë ndërsa valët e detit fillojnë të përplasen në breg. Kjo ngjarje vjen më pak se 24 orë pasi një tjetër meteo-cunami u përplas në brigjet e Majorca.

Niveli i detit u rrit ndjeshëm dhe përmbyti pjesë të Puerto Alcudia, në bregun verilindor të ishullit të pushimeve. Së fundmi, Majorca u godit nga shiu i rrëmbyeshëm, duke shkaktuar kaos udhëtimesh pasi qindra pushues mbetën të bllokuar.

cunam spanje majorca

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2024, 13:12 N.F

Armenia njeh shtetin palestinez

Foto ilustruese ARMENI- Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes nj&eum...