Bota

Bisedë telefonike me presidentin francez, Vuçiç i kërkon Macronit të mbajë çështjet që kanë lidhje me Kosovën në vëmendje në agjendën e BE-së

Vuciç shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e agjendës “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”. Vuçiç tha se me presidentin francez ka diskutuar edhe për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik.

21 Qershor 2024, 14:51 Nga N.F
Bisedë telefonike me presidentin francez, Vuçiç i kërkon
Foto ilustruese

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka se i ka kërkuar homologut të vet francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike të premten se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Vuciç shkroi në Instagram se ato duhet të jenë pjesë e agjendës “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”. Vuçiç tha se me presidentin francez ka diskutuar edhe për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik.

“Theksova se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”, shtoi Vuçiç.

Ai theksoi se ata diskutuan gjithashtu edhe për ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi. Serbia dhe Kosova zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit. Herën e fundit që ata u takuan ishte më 14 shtator të vitit të kaluar, kur diskutuan për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që e arritën më herët në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër. Ai takim ishte i pasuksesshëm./ REL

vucic macron kosova serbia

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2024, 13:12 N.F

Armenia njeh shtetin palestinez

Foto ilustruese ARMENI- Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes nj&eum...