Bota

OKB: Grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma në Gaza

Ditë më vonë, “pauza taktike” ka sjellë lehtësim për palestinezët. Por, siç kanë njoftuar Kombet e Bashkuara, rrugët e ndihmës për miliona palestinezë po bëhen të papërdorshme.

21 Qershor 2024, 14:42 Nga M.B
OKB: Grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma në
Foto ilustruese


GAZA- Ushtria izraelite tha se do të krijojë një korridor të ri të sigurt për të dërguar ndihma në Gazën jugore. Ditë më vonë, “pauza taktike” ka sjellë lehtësim për palestinezët. Por, siç kanë njoftuar Kombet e Bashkuara, rrugët e ndihmës për miliona palestinezë po bëhen të papërdorshme. Së fundmi, Izraeli premtoi të vëzhgonte pauzat ditore përgjatë një rruge që shtrihet nga Kerem Shalom, deri në qytetin jugor Khan Younis.

E ashtuquajtura ‘pauzë taktike’ duhej të lejonte krijimin e një një korridori të ri të sigurt për të dërguar ndihma në Gazën jugore. Por sipas një zyrtari të OKB-së i cili është deklaruar në kushte anonimiteti, grupe të armatosura po i bllokojnë autokolonat me ndihma.

Kjo rezulton të jetë një pengesë e madhe për shpërndarjen e ndihmave në Gazën qendrore, ku rreth 1.3 milionë palestinezë janë strehuar në kampe, të dëshpëruar për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore. Grupet e ndihmës thonë se vetëm një armëpushim dhe rihapja e kalimit në Rafah mund të rrisë ndjeshëm rrjedhën e ndihmës në zonë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2024, 13:12 N.F

Armenia njeh shtetin palestinez

Foto ilustruese ARMENI- Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes nj&eum...