Bota

Meksika "në duart" e bandave, gjenden trupat e pajetë të 10 personave në pjesë të ndryshme të Akapulkos, 4 prej tyre u gjetën të coptuar

Trupat e dy grave dhe katër burrave u gjetën të braktisur mbrëmjen e së hënës në një bulevard pranë një tregu, tha sekretariati për gazetarët, duke shtuar se trupat e tjerë u gjetën pas akteve të ndryshme të dhunës në rrethe të tjera të qytetit.

21 Qershor 2024, 13:04 Nga N.F
Meksika "në duart" e bandave, gjenden trupat e pajetë
Foto ilustruese

MEKSIKË- Dhjetë trupa u gjetën në pjesë të ndryshme të portit të Akapulkos, në jug të Meksikës, i cili është i prekur nga plaga e krimit të organizuar. Lajmin për gjetjen e trupave të pajetë e njoftoi sekretariati lokal përgjegjës për sigurinë publike.

Trupat e dy grave dhe katër burrave u gjetën të braktisur mbrëmjen e së hënës në një bulevard pranë një tregu, tha sekretariati për gazetarët, duke shtuar se trupat e tjerë u gjetën pas akteve të ndryshme të dhunës në rrethe të tjera të qytetit.


Sipas shtypit vendas, gjashtë trupat e braktisur, të cilët ende nuk janë identifikuar, janë hedhur në rrugë nga një makinë. Autoritetet më pas raportuan se gjetën trupat e tre burrave si dhe tre të plagosur pas një shkëmbimi zjarri në lagjen Emiliano Zapata, në pjesën veriore të qytetit.


Në bulevardin që kalon përgjatë bregdetit në zonën turistike të Akapulkos, u zbulua edhe një trup tjetër i vrarë nga plumbat. Ky resort i famshëm meksikan në bregun e Paqësorit, i cili u shkatërrua nga një uragan i fuqishëm në fund të tetorit, ndodhet në shtetin Guerrero, një nga më të prekurit nga aktivitetet kriminale të karteleve të drogës. Rreth 1,890 vrasje u regjistruan atje në vitin 2023.


Sot në Acapulco janë gjetur trupat e copëtuar të katër personave. Një nga viktimat kandidon për postin e zgjedhur vendor në zgjedhjet e përgjithshme të 2 qershorit. Dhuna e lidhur me kartelin ka vrarë rreth 450,000 njerëz dhe më shumë se 100,000 janë zhdukur që nga viti 2006, kur Presidenti Felipe Calderon (2006-2012) nisi një ofensivë ushtarake kundër trafikut të drogës.

meksike vrasje

Sondazh

Poll