Bota

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës: Kurti e Vuçiç po e përdorin Veriun për të konsoliduar pushtetin

Ai u shpreh se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar në anë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij.

21 Qershor 2024, 15:11 Nga E.d
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës: Kurti e Vuçiç po
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai u shpreh se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar në anë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij. 

Gjithashtu ish-ministri i Jashtëm i Kosovës shtoi se sot situata e veriut të vendit i shërben për të qenë në pushtet Albin Kurti në Prishtinë dhe Aleksandër Vuçiç në Serbi. Hoxhaj theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk e ka përdorur situatën në veri të vendit për popullizëm politik.

“Me luftën në Ukrainë, me luftën në Gaza, me një luftë të mundshme në Tajvan, është ka shpërbëhet rendi ndërkombëtar dhe zoti Kurti ka luftuar komplet, në vij të kundërt të trendëve ndërkombëtare, të ndryshimeve gjeopolitike dhe mbi të gjitha ka vendos që në emër të një politike që sa më shumë ta konsolidon pushtetin e tij të brendshëm duke përdorë veriun e Kosovës si një platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij. Ne kemi vepruar në raport me veriun e Kosovës, duke shpërbërë struktura paralele, duke luftuar krimin dhe krimin e organizuar në veri të vendit duke bërë çdo gjë që ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës në veri të vendit, duke integruar komunitetin serb. Ne asnjëherë nuk e kemi përdorë situatën e veriut të Kosovës për popullizëm politik. Kjo se çfarë po ndodh në veri të vendit nuk është në përputhje me interesin nacional të shtetit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

enver hoxhaj albin kurti aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2024, 13:12 N.F

Armenia njeh shtetin palestinez

Foto ilustruese ARMENI- Armenia zyrtarisht ka njohur shtetin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme e këtij shteti përmes nj&eum...