Bota

Tragjike në SHBA/ Humb jetën foshnja 2-muajshe, prindërit e lanë për disa orë të mbyllur në makinë në mes të vapës

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Santee, San Diego të Kalifornisë.

21 Qershor 2024, 12:58 Nga S.B
Tragjike në SHBA/ Humb jetën foshnja 2-muajshe, prindërit e
foto ilustruese

SHBA- Një foshnjë 2-muajshe ka humbur jetën pasi u la për disa orë në një makinë të mbyllur nga prindërit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Santee, San Diego të Kalifornisë.

Sipas ‘The San Diego Tribune’, një person telefonoi 911 rreth orës 12:20 të mëngjesit të 13 qershorit pasi zbuloi foshnjën brenda automjetit. Punonjësit e urgjencës e çuan foshnjën me urgjencë në spitalin Sharp Grossmont, në La Mesa, ku më vonë u shpall e vdekur.

Policia u kujton prindërve e kujdestarëve, se lënia e një fëmije vetëm në makinë është e paligjshme, pavarësisht nëse motori është i ndezur apo jo, dhe të mendohen dy herë përpara se të largohen nga makinat e tyre, pasi temperaturat e verës vazhdojnë të rriten.

Prindërit e fëmijës nuk janë akuzuar për ndonjë vepër penale deri në këtë moment.

shba foshnje

Sondazh

Poll