Aktualitet

Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, postin e merr Erjon Çaka

Çaka më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

20 Qershor 2024, 13:58 Nga N.F
Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Erjon Çaka. Mësohet se emërimi i Çakas ka ardhur me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Çaka më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Tani ai merr këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj.

erjon Çaka

Sondazh

Poll